Sorry, no posts matched your criteria.

Pas paraqitjes me fustanin ‘kuq e zi’, Rita Ora flet për Kosovën në Festivalin e Filmit në Venecia!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur për Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Ylli mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg e cila i dallon gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.

Gjtë fjalimit, Rita u shpreh se ka qenë një ndër dëshirat e saj për të punuar dhe ndihmuar fëmijët në Kosovë. Madje një pjesë e fjalimit të saj u publikua në ‘X’ nga  Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

 “Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative…”- u shpreh Rita.

Kujtojmë se këngëtarja mbërriti në Festivalin e Filmit me një varkë, teksa ishte e veshur me ngjyrat kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni  dhe me tyl të zi me detaje të qëndisura nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë në pjesën mbrapa.

Ylli e kishte kombinuar veshjen me një palë geta të zeza dhe taka të larta. Paraqitja e tillë e yllit, vjen fill pas polemikave që shkaktoi në rrjet ku ngatërroi flamurin hungarez me atë serb gjatë një koncerti disa ditë më parë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com