Pas një pauze të gjatë, Floriana Garo rikthehet në “Jo vetëm modë”
Floriana Garo vendos të rikthehet mbas 4 vitesh në “Jo vetëm modë”. Ajo u largua për në Zvicër për të filluar një jetë tjetër, mirëpo nuk i rezistoi dot më shumë se kaq Shqipërisë dhe u rikthye përsëri.
Moderatorja u rikthye në Shqipëri, për të nisur rrugëtimin në politikë si zëdhënëse e Partisë Demokratike.
Më shumë për pozicionin e saj të ri, jetën në Zvicër, familjen dhe planet për të ardhmen Floriana do i rrëfejë në një intervistë me Orinda Hutën në “Jo vetëm modë”.
“Më ka marrë malli shumë”-shprehet Floriana në hyrje të programit duke shprehur kënaqësinë që rikthehet pas 4 vitesh.