Sorry, no posts matched your criteria.

Pas nisjes së “BBVK” Beatrix Ramosaj ka dy fjalë për banorët e shtëpisë

Beatrix Ramosaj ka reaguar në lidhje me nisjen e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Kosova”.

Ish-banorja e “BBVIP” është shprehur me anë të një postimi në Tëitter se i pëklqen atmosfera e mirë që është krijuar me banorët në shtëpi por thekson se duhet parë se ‘sa do zgjasë’.

Më tej këngëtarja shprehet se dëshiron që banorët të japin një shembull të mirë për publikun teksa i uron dhe suksese.

“Po e pëlqej atmosferën e mirë në shtëpi. Të shohim sa do të zgjasë. Po shpresoj vërtet që të gjithë në atë shtëpi të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë. Suksese”– shkroi Beatrix.

Kujtojmë se Trixa ishte një ndër emrat më të përfolur në shtëpinë e famshme në Shqipëri. Historia e saj e dashurisë me Donaldin e cila nisi gjatë spektaklit ishte më e komentuara në publik.

Mbrëmjen e djeshme u prezantuan 14 banorët e “BBVK” të cilët do të ‘luftojnë’ për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.

Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi.

Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit. Mirëpo pak orë para nisjes së “BBVK” u zbulua se reperi i njohur nga Shqipëria Stresi i ka thënë “Po” ftesës.

Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Reperi tregoi se e ëma nuk e dinte që ai do  të futej në “BB VIP Kosova”, pasi e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com