Sorry, no posts matched your criteria.

Padia për Bob Dylan/ Një grua e akuzon: Më përdhunoi në 1965, kur isha 12 vjeç

Një padi e ngritur në Nju Jork, pretendohet se kantautori Bob Dylan, kishte abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare, në vitin 1965.

Sipas dokumenteve të paraqitura të premten në Gjykatë, gruaja që tani është 68-vjeçare, e identifikuar si J.C. në padi, pretendon se gjatë një periudhe gjashtë javore, këngëtari ishte miqësuar me të, kishte krijuar një lidhje emocionale dhe në fund kishte abuzuar seksualisht disa herë, në mes prillit dhe majit të vitit 1965, kur ajo ishte 12-vjeçare.

Një prej zëdhënësve të Dylan, ka deklaruar se pretendimi i gruas është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë. Avokatët e J.C. pohojnë se Dylan e abuzoi seksualisht atë, nën ndikim të drogës, alkoolit dhe kërcënimeve për dhunë fizike, duke e lënë të lënduar emocionalisht dhe të dëmtuar psikologjikisht deri në ditët e sotme, shkruan CNN,.

Sipas padisë, pretendohet se Dylan e përdori ndikimin e tij si muzikant i famshëm, duke e përdorur J.C. për ta fituar besimin e saj dhe për ta pasur nën kontroll.J.C. pretendon se Dylan abuzoi seksualisht me të në apartamentin e tij në Hotel Chelsea në Nju Jork.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com