
Orinda Huta do të bëhet nënë për herë të parë
Shumë aludime ka pasur me këtë çështje. Zëra të shumtë thonin se Orinda Huta është në pritjen e ëmbël, shkak u bë një video që postoi vetë moderatorja ku u dukte barku i rrumbullakosur.
Sot ajo vendosi të konfirmojë këtë lajm me anë të një postimi në Instagram duke shkruar:
“Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”

Orinda dhe Turi kurorëzuan dashurinë e tyre në korrik të vitit 2017, pas 10-vjetësh bashkë dhe tashmë, me siguri, mezi presin të kenë mes tyre edhe një fryt të dashurisë shumëvjeçare.