Sorry, no posts matched your criteria.

Oops! Një dhuratë nga Travis Barker për Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian, ditën e djeshme ka pasur ditëlindjen dhe ka mbushur plot 42 vjeç.

Ditën e djeshme ai i dërgoi asaj një buqetë gjigante me lule, madje një nga më të mëdhat që na kanë zënë sytë. E lumtur për këtë surprizë, Kourtney e ndau menjëherë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Tulipanët dhe gardeniat janë lulet e mia të preferuara. E gjithë shtëpia ime mban aromë të mirë”, ka shkruar Kourtney përkrah fotos. Lulet përfshinin tulipanë të bardhë dhe myshk të vendosura në një vazo dhe gardenia të bardha që vareshin në tavan.

Më vonë Travis i dha Kourtney-t edhe një ëmbëlsirë për t’i uruar ditëlindjen. Barker publikoi në Instagram një foto të ëmbëlsirës dhe të një pjate ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen Kourtney”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com