Ooops! Kanye West rrëfen medaljen tjetër të historisë me Kim-in
Kanye West dhe Kim Kardashian i kanë dhënë fund martesës së tyre. Më në fund Kanye u bind që t’i përgjigjej Kim-it për kërkesën për divorc.
Nëpër media ka qarkulluar lajmi sikur ishte Kim ajo që e kërkoi e para këtë ndarje, mirëpo reperi i njohur e ka mohuar këtë gjë.
Së fundmi, burimet pranë yllit të hip-hopit kanë treguar se ai është mërzitur nga lajmet që thomë se ishte Kim Kardashian ajo që kërkoi së pari ndarjen e tyre.
“Në të vërtetë ai ishte duke thënë për një vit se ata nuk kishin asgjë të përbashkët përveç fëmijëve dhe se donte të qëndronte jashtë kësaj. Ajo bëri të gjitha përpjekjet për të shpëtuar martesën. Edhe para se Kim të bënte kërkesë për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha: Mund të më kontaktosh vetëm përmes sigurimit tim”, tha burimi.
Ndërkohë, thuhet se ish-çifti me famë botërore nuk flasin më me njëri-tjetrin.