Sorry, no posts matched your criteria.

Olsi Bylyku zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e “Kosheres”

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur për publikun, i cili i ka bërë për vete të gjithë me humorin dhe çiltërsinë që e karakterizon.

Ai ka zbuluar për herë të parë arsyen pse nuk ka pranuar të behët pjesë e emisonit të humorit më të ri “Kosherja”.

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’ kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi, duke shtuar se oferta e “Kosheres” ishte goxha e majme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com