Sorry, no posts matched your criteria.

Nuk ka më vend për dyshime! Mozzik dhe Loreda janë rikthyer së bashku

Prej shumë kohësh, Mozzik dhe Loreda kanë qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të marrëdhënies së tyre. Ata janë prindër të një vajze, Hana, dhe ende pa bërë 1 vjeç u ndanë.

Por mesa duket dyshja i ka sqaruar të gjitha hatërmbetjet së bashku dhe janë rikthyer së bashku.

Loredana publikoi një foto pranë Mozzik, por fytyrën e tij e kishte prerë. Megjithatë detajet, si për shembull veshja, tregonin qartë se bëhej fjalë për reperin.

Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe Mozzik.

Ai ka publikuar në Instagram një foto me një vajzë, të cilës i ka zbuluar vetëm buzët dhe përkrah ka shkruar: “Kush është vajza në foto?”. Lehtësisht kuptohet se ajo është Loredana dhe fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë në postimin e tij.

Pas këtyre fotove, tani ka mbetur vetëm që Loredana dhe Mozzik të pranojnë hapur që janë ribashkuar dhe fansat e tyre të jetojnë të qetë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com