Sorry, no posts matched your criteria.

Nuk ia doli dot! Covid-19 i merr jetën aktorit të mirënjohur shqiptar, Rasim Thaçi

 Rasim Thaçi, i njohur nga të gjithë si Cima, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Thaçi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 71-vjeçare, pas betejës së ashpër me Covid-19, të cilën s’mundi ta mposhtë dot.

Aktori ndodhej i shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë, ndërsa lajmin e hidhur e dhanë familjarët e aktorit.

Vajza e tij e cila është një këngëtare mjaft e dashur për publikun, ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit për vdekjen e babait, aktorit të njohur Rasim Thaçi-Cima.

Ajo i ka dedikuar disa fjalë emocionuese babait të saj në Instagram ku tregoi se është shumë e pikëlluar për humbjen e tij.

“Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”, shkroi Adelina Thaçi e pikëlluar përkrah një fotografie të aktorit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com