Nuk gjeti dashurinë në “Love Story”, fejohet ish-konkurrentja
Redona ishte një nga konkurentet më të pëlqyera në spektaklin “Love Story”. Edhe pse shkoi pranë finales, ajo nuk mundi të rrëmbente dashurinë e Sajmirit. Por duket se jashtë këtij formati ajo e ka gjetur shumë shpejt dashurinë.
Redona dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke shkëmbyer unazat e fejesës, teksa kanë organizuar një festë mjaft të veçantë me njerëzit e zemrës. Nuk dihet se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën, por çifti duket më i dashuruar se kurrë në ditën e tyre të fejesës.