
Ervin Hoxha: Vizioni për të ardhmen e Tiranës…
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji çdo qytetar është i lirë të bëj zgjedhjen e tij për kandidatët që do donte të ishte i përfaqësuar në Parlament. Një prej tyre është kandidati i PS-së Ervin Hoxha. Hoxha mban që prej korrikut të vitit 2024 postin e si Ministër i Brendshëm.
Për më shumë se 20 vite Z. Hoxha ka mbajtur detyra të ndryshme shtetërore nga niveli ekzekutues deri në nivele të larta drejtimi në institucione qendrore të zbatimit të ligjit si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave si dhe Ministria e Drejtësisë.
Këtë herë ai kandidon në listën e hapur të Tiranës nën logon e Partisë Socialiste dhe për të gjithë ju që besoni në vizionin e tij, mund ta votoni në 11 maj.
Pak ditë më parë z. Hoxha ishte i ftuar në Samitin “Wo-Men Power” ku foli për rolin e gruas dhe fuqizmin e saj në Policinë e Shtetit.