Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk dua të vdes”, Fedez tregon se si reagoi kur mësoi se kishte tumor

Fedez ka publikuar audion e seancës nga psikologu, të ditës kur zbuloi se kishte kancer në pankreas e duhet thënë se nuk është aspak e lehtë të bësh publike një video të tillë.

“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë”, dëgjohet të thotë artisti mes të qarash në video.

“Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer në pankreas. Po qaj, qaj me dhimbje dhe gëzim. Vetëm një mendim më shkatërronte më shumë se frika e vdekjes: të mos më kujtonin fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nëse e gjithë kjo më mësoi vërtet. Sepse qenia njerëzore priret të harrojë. Dhe unë nuk dua. Nuk dua të harroj se gjërat e rëndësishme nuk janë thjesht gjëra. Mbaje atë dritare gjithmonë të hapur. Në zemrën tënde”, shkroi Fedez në një status në Instagram.

Fedez iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit në pankreas tre muaj më parë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com