Sorry, no posts matched your criteria.

Nuk do ta besonit sa ka qenë rroga e parë e Bes Kallakut

Bes Kallaku, aktori i njohur dhe tepër i suksesshëm, ka qenë I ftuar në  emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC.

Ai ka folur më tepër për jetën e tij përpara se të bëhej i famshëm ,për vështirësitë që ka hasur në fillim të karrierës, pra me pak fjalë ka folur pa “dorashka”.

Besi nënvizoi se ai ka arritur këtu ku është sot vetëm falë punës së tij.

Ndërkaq, aktori ndër të tjera ka treguar edhe rrogën e parë që ka marrë tek Portakallia, ndërsa ka hezituar të tregojë rrogën aktuale që merr, ku sigurisht paguhet shumë herë më shumë.

“Si u bë ky njeri në kaq pak kohë edhe i suksesshëm edhe i pasur?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu.

“Realisht njerëzit thonë ku i boni ky dhe si u bë ky në kaq pak kohë. Nuk janë pak kohë. Janë 18 vite që unë jam pjesë e jetës publike. Në vitin e parë, në sezonin e parë në Portokalli, ku të gjithë kishin rroga shumë më të mira, unë isha me minatorin dhe gjithë Shqipëria e njihte Gjinin dhe kam marrë 300 mijë lekë në muaj (të vjetra), por ikja, vija prej Fushë-Kruje dhe më shkonte 20 mijë lekë (të vjetra) dita”, është përgjigjur Bes Kallaku, duke theksuar se ai do përpiqet që Ajkës të mos i mungojë asgjë dhe të mos i duhet të sakrifikojë siç ai ka bërë në jetë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com