Noizy është beqar për një arsye që shumë nga ne e kuptojnë shumë mirë
Noizy ka folur së fundmi rreth bashkëpunimeve që ka pasur me këngëtarë të njohur, shqiptarë dhe të huaj. I ftuar në Wake Up me Islin dhe Orin, rperi u pyet se kush është sipas tij bashkëpunimi më i mirë nga të gjithë ata që ka realizuar.
“Mua më pëlqejnë kënëgt e mia deri në momente kur bëhen publike, sepse nuk më përkasin mua, i përkasin të gjithëve. Nëse kënga nuk do të më pëlqente, që bëj me kolegët e mi, nuk do e vazhdoja. Nuk mund të zgjedh se kush është deri më tani i preferuari.”- tha Noizy gjatë intervistës.
Pak ditë më parë mamaja e reperit i kërkoi publikisht atij, në formë shakaje, që të gjejë një nuse. Duke folur për kërkesën e të ëmës, Noizy sqaroi edhe arsyet se pse është beqar, duke theksuar se “nuk ka kohë” për një romancë.
“Ideja është që personi që do kem në krah duhet ti kushtoj kohë vëmendje dhe dashuri dhe për momentin nuk e kam atë luks, nuk i kushtoj dot kohë. Jam bërë i huaj edhe në shtëpi, merrem me shoqëri, me bizneset. Kohën e kam gjënë më të çmuar që s’e kam”– tha reperi.