Një tjetër yll ndërkombëtar me origjinë shqiptare i bashkohet “Sunny Hill”
Një tjetër artist i famshëm i bashkohet “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë më 26, 27, 28 gusht. Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, do ti bashkangjitet kastës së emrave të njohur që do të jenë në skenë për 3 netë rresht.
Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram. I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i gjashtë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit, Elgit Doda dhe Fedezit