Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora ngatërron pjeshkën me mollën në transmetim live

“Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket”, tha Mo me shaka në emisionin “The Big Breakfast” pas ngatërresës që bëri këngëtarja shqiptare. Në lidhje direkte, Rita u shfaq në kuzhinë ku në dorë mbante një pjeshkë, por që në fakt tha se ishte mollë.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në batuta në lidhje me ngatërresën e bërë nga artistja e famshme.  “Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”, tha ajo duke shtuar: “Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkët”, shtoi Rita. Por, menjëherë ndërhyri prezantuesja duke i thënë se është një pjeshkë. “Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndërsa shpërthyen të qeshurat në studio.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com