Sorry, no posts matched your criteria.

Uanda Nara u përgjigjet mediave, publikon bisedat private me Maksi Lopezin

Uanda Nara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, ku së fundmi janë përhapur fjalë për një divorc të mundshëm të saj me Mauro Ikardin, ndërsa janë rikthyer dhe njëherë në vëmendje lidhja e saj me Maksi Lopezin.

Së fundmi, në Instagram, ajo u përgjigj disa pyetjeve të bëra nga fansat e saj. Ajo që ra në sy ishte: “A je e lumtur që fëmijët e tu po rrinë me të atin e tyre”. Uanda zgjodhi t’i përgjigjej me publikimin e bisedave me të birin, ku ajo e pyet se si po ja kalonte me të atin.

Më pas, pyetja e radhës ishte: “A i ke marrëdhëniet me Maksin shumë të këqija? Ashtu siç thonë mediat?”. Këtu Uanda zgjodhi të publikonte bisedat me ish-bashkëshortin e saj, ku ky i fundit i dërgon një foto me djalin e madh, duke i thënë se ata janë gati të shohin një ndeshje futbolli.

Gjithsesi, mediat ende besojnë se marrëdhëniet e tyre nuk janë ashtu siç thotë modelja, pas deklaratës së fundit nga një gazetar argjentinas, që shprehej se Uanda kishte goditur me shkop bejsbolli makinat e Maksit, ndërsa ky i fundit fuste gra të tjera në shtëpinë e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com