
Një tjetër super hit i Ledrit po vjen
Ledri Vula, këngëtari i famshëm, na ka bërë me dije se këtë vit do të kemi shumë hite. Ai ka publikuar në Instagram një foto të tij dhe përkrah saj ka shkruar:
“Kena mu gjujt me hite sivjet. Po t’kallxoj!”.

Të gjithë po presim me padurim të dëgjojmë këngë të reja nga Ledri, duke qenë se na mungojnë projektet e tij ritmike të verës. Kujtojmë se para disa ditësh u përfol se Ledri mund të vijë në një bashkëpunim me Morena Tarakun. Shkak për dyshim u bë një koment, që reperi la në një foto të Morenës.
Këngëtarja publikoi në Instagram, një foto nga Dubai dhe krahas saj shkroi:
‘Kush e di?!!’
Menjëherë të gjithë vunë re komentin e Ledrit, i cili ju përgjigj pyetjes së Morenës: “Unë e di”.
