Sorry, no posts matched your criteria.

Një ditë pas lindjes, Landi Hysi i shkruan letër të birit: Të pashë dhe sytë ‘më djersitën’

Vetëm një ditë më parë, Landi Hysi dhe partnerja e tij, Eva Ago, janë bërë prindër për herë të parë. Asgjë më herët këngëtari i ‘West Side Family’ nuk kishte zbuluar për publikun, por një lajm kaq i bukur s’mund të mbahej vetëm për vete.

24 orë pas statusit të ri, si shumë baballarë të rinj, por pak të guximshëm publikisht, Landi ka përjetuar ndjesi të përziera; lumturi, frikë, dyshime… dhe, gjithashtu, edhe një lloj habie se si i porsaardhuri në jetë, mori vëmendje kaq të madhe, ende pa u “prezantuar” me rrjetin.

Pas mijëra mesazheve që kanë shkuar në adresë të Landit, këngëtari shkruan se nuk mundet t’i falënderojë të gjithë, por ndihet mirënjohës ndaj të gjithëve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com