Sorry, no posts matched your criteria.

Nipi i Michael Jackson do të luajë rolin e xhaxhait të tij në filmin “Michael”

Nipi i artistit të famshëm Michael Jackson, Jaafar Jackson po ndjek hapat e tij të mëdha.

Kjo, për arsyen se ai do të luajë rolin e xhaxhait të tij Michael në filmin biografik të titulluar pikërisht “Michael”, me regji të Antoine Fuqua dhe me Graham King si producent.

“Është shumë emocionuese që do të jetë Jaafar ai që do të sjellë në jetë Michael. Kishte një lidhje të jashtëzakonshme shpirtërore kur e takova atë për herë të parë, sepse ka një aftësi natyrale për të imituar Michael dhe shumë kimi në raport me kameran.” – shprehej në vitin 2023 regjisori Fuqua.

Sipas studios realizuese, filmi do të eksplorojë aspekte të periudhës së fundit të jetës së ikonës së muzikës, por do të përfshijë edhe performancat më të famshme të tij, të cilat e bënë performuesin më të madh të të gjitha kohërave.

“Michael” do ta ketë premierën më 24 prill të vitit 2026, dhe kushdo që do të shijojë pak nga çka do të jepet në film, mund të shohë trailerin që u publikua mbrëmjen e djeshme.

Po kush është Jaafar Jackson, që do të luajë rolin e xhaxhait të tij?

Ai është djali i Jermaine Jackson dhe Alejandra Genevieve Oaziaza, 29 vjeç. Jaafar ka nisur të këndojë e të kërcejë që në moshën 12-vjeçare dhe këngën e tij të parë e ka publikuar në vitin 2019, e cila quhet “Got me Singing”.

Eksperienca e tij e parë në aktrim është pikërisht kjo e filmit të xhaxhait të tij, që në fakt nuk është një rol aspak i lehtë, si për “punë e parë”. Gjithësesi, duke kuptuar nga fjalët e regjisorit dhe nga sa kuptohet nga traileri i filmit, Jaafar nuk ka zhgënjyer aspak në misionin e tij për të qenë si xhaxhai i vet. Madje ai ka marrë aprovimin më të rëndësishëm nga personi që njeh më mirë nga të gjithë Michael Jackson-in… mamaja e tij!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com