Sorry, no posts matched your criteria.

Nicol Kidman: Kam vuajtur nga depresioni

Nicole Kidman ka zbuluar se vuante nga depresioni gjatë periudhës kur fitoi çmimin Oscar për rolin në “Virginia Woolf”.

Aktorja, 54-vjeçare, pranoi rolin pas divorcit nga Tom Cruise në vitin 2001 dhe tha se mendonte për historinë vetëvrasëse të personazhit në film.

Filmi përshkruante betejat e shëndetit mendor të autores së famshme gjatë shkrimit të “Mrs Dalloway” dhe gjithashtu tregon vetëvrasjen e saj në lumin Ouse në vitin 1941 – një skenë në të cilën Nicole këmbënguli që ta filmonte vet pa ndihmën e një dublanti.

 “Nuk e di nëse kam menduar ndonjëherë për rrezikun. Domethënë, i futa gurët në xhep dhe eca në lumë. Pa pushim. Ndoshta nuk e konsideroj mjaftueshëm rrezikun”, tha aktorja duke folur për “This Cultural Life” në BBC Radio 4 në lidhje me filmimin e skenës.

 “Mendoj se atë kohë isha në depresion, jo në trupin tim”, tha ajo duke reflektuar mbi emocionet e saj në atë kohë.

 “Pra, e kuptova idenë e Virxhinias, unë isha pak a shumë e hapur për atë që do të ndodhte. Dhe unë mendoj se Stephen [Daldry, regjisori i filmit] ishte shumë delikat me mua sepse ai e dinte atë që po kaloja”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com