Nga nesër ndalohen qeset plastike në Shqipëri
Duke nisur nga dita e nesërme në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike.Qeveria shqiptare kishte hedhur që para 2 vitesh për konsultim disa amendime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që parashikonte shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike.
Në vendin tonë përllogaritet se minimalisht çdo person përdor 2-3 qese të tilla në ditë, pra rreth 5 milionë qese të lehta plastike përdoren çdo ditë.
Sipas ligjit çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) Lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara. Nëse shkelja është e ripërsëritur gjoba shkon në 1.5 mln Lekë dhe dënohet me revokimin e lejes dhe licencës së prodhimit të qeseve.