Sorry, no posts matched your criteria.

Nga karriera si aktor e deri te kandidatura e presidencës, regjisori amerikan tregon si është të punosh me Volodymyr Zelenskin

Regjisori i njohur amerikan i filmit David Dodson, i cili ka punuar në 10 filma me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur si është të punosh me të.

Para zgjedhjes së tij si president i Ukrainës në vitin 2019, Zelensky ishte i njohur në botën e argëtimit si një aktor dhe komedian televiziv. Roli i tij më i njohur ishte në serialin ‘’ Servant of the People’’,  një serial komedi në të cilin ai luajti një mësues të shkollës së mesme, i cili u bë president pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin  në Ukrainë u bë virale.

“Ai është një personazh i palodhur. Ka besim te ty. Fillova duke edituar filmat e tij dhe përfundova duke u bërë regjisor në tre filma dhe gjithmonë më bënte të ndihesha sikur isha Spielberg, ai vinte në sheshxhirim dhe të shikonte ty dhe ti thjesht ndiheshe plotësisht gati.’’, tha David Dodson në një intervistë për BBC.Teksa u pyet nëse ai dinte për aspiratat politike të Zelenskit, Dodson tha se  kurrë nuk e kishin diskutuar si temë.

 ‘’Nuk u diskutua kurrë. Në filmin e fundit që bëmë së bashku gjatë vitit 2018 ai po planifikonte fushatën e tij elektorale, ishte një sekret i hapur, por ai kurrë nuk foli për të. Nuk ishte diçka për të cilën ai donte që dikush ta dinte.Të gjithë  ishim të vetëdijshëm se ai do të shpallte kandidaturën e tij”, u shpreh ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com