Sorry, no posts matched your criteria.

“Ti je forca e femrës”/ Adis Patushi bën urimin e veçantë për Fifin në festën e gruas

Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi, janë një ndër çiftet më të përfolur nga publiku tashmë, ku dyshja duken më të dashuruar se kurrë.

Cifti ka qenë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku nuk mungojnë as fotot apo dedikimet për njëri-tjetrin. Ata shikohen pothuajse kudo së bashku. Dhe pse kanë pak kohë të lidhur, Adisi nuk ka nguruar të urojë artisten më fjalët më të ëmbla për festën e gruas.

 “Ti më ke treguar dhe më ke mësuar ta dua femrën. Më kë mësuar të kuptoj se kush je! Ti je “forca e femrës”! Gëzuar 8-marsin dashuri”- ka shkruar krahas një fotoje më Fifin të cilën e ka postuar në “InstaStory”-n e tij.

Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajën ku Fifi puthet me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre  qarkulloi kudo në rrjet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com