Sorry, no posts matched your criteria.

Nëse doni udhëtim komod, rrijini larg “Kei Reisen 2000”, kompania lë rrugëve udhëtarët e saj dhe s’mban asnjë përgjegjësi

Verë, temperatura të larta! Të gjithë ne po mendojmë për pushimet tona, duke shfrytëzuar ditët me diell për të shkuar në plazh. Sot ekzistojnë te gjitha mundësitë për të udhëtuar komod drejt bregdetit me transport privat. Por ky nuk është rasti i Kei Rei Sen 2000. Kompania, e cila po bën një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë udhëtar n[ër ti çuar në destinacione të ndryshme është as më pak e as më shumë sesa një kompani që mashtron klientët e saj.

Ndonëse në njoftimin e tyre flet për transport të garantuar, nuk ndodh kështu  Kei Rei Sen 2000 jo vetëm që nuk i përgjigjet  klientëve, por kujdes se nëse udhëtoni me këtë kompani, rrezikoni të mbeteni edhe rrugëve. Kjo është një ngjarje e vërtet e përjetuar nga udhëtarët që i besuan udhëtimin të tyre një kompanie, që minimalisht duhet të mbajë përgjegjësi pas pagesës që merr. Denoncimi ka mbërritur në redaksinë tonë nga një 19-vjeçare që kishte zgjehdur këtë linjë për të udhëtuar nga Tirana për në Prishtinë.

Eksperienca e saj jo vetëm që nuk ka qenë e bukur, por mund të themi në kufijtë e të frikshmes. Kompania, e cila ishte paguar për shërbimin, nuk e ka marrë të renë, duke e lënë rrugëve.  Janë këto rastet që ulin prestigjin e turizmit tonë, që shembuj të tillë vetëm sa e turpërojnë. Në të tilla raste nuk mjafton vetëm një ndjesë apo një kompesim prej tyre, por rasti do të ishte ideal për t’u denoncuar edhe në organet kompetente.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com