Sorry, no posts matched your criteria.

Në varësi të pamjes vendosen dhe nuancat e buzëkuqit të kuq

Sa herë që vajzat vendosin buzëkuq në ngjyrë të kuqe, këto të fundit nuk kanë vendosur thjesht një ngjyrë në buzët e tyre. Buzëkuqi i kuq është shumë më shumë se kaq, është një lloj deklarate e heshtur, e forcës, e elegancës dhe e stilit. Ndoshta shumë vajza edhe mund të ngurojnë për shkak të specifikave që ka buzëkuqi në ngjyrë të kuqe, por sot do t’ju japim disa këshilla, të cilat do t’u ndihmojnë të mos gaboni kurrë me vendosjen e tij.

• Buzëkuq i kuq mat për buzë mishtore: Të gjitha femrat do të donin të kishin buzë mishtore. Për të evituar një rezultat vulgar zgjidhni një buzëkuq mat duke lënë mënjane efektin glossy i cili do i bënte buzë të dukeshin më të fryra si tullumbace.
• E kuqe e çelët për buzë të holla: Duhet të dini një sekret, ngjyrat e forta dhe të errëta i bëjnë buzët të duken edhe më të holla, kështu qe është mirë të përdorni tonalitete të çelura të së kuqes.
• E kuqe qershi për brune me sy te çelur: Nëse jeni brune me sy dhe lëkurë te çelur përdorni një buzëkuq qershi të ndezur pasi është ideal për të nxjerrë në pah këto kontraste.
• E kuqe bordeaux për femrat me lëkurë të bardhë si porcelan: Për ato vajza që kanë lëkurë të bardhë si një kukull porcelani dhe flokë të zinj, këshillohet e kuqja në ngjyrën Bordeaux (ngjyra e verës). Merrni frymëzim nga Dita Von Teese.
• E kuqe luleshtrydhe për biondet: Ndonjëherë duket sikur zgjedhja e buzëkuqit të kuq është më e thjeshtë për femrat bionde. Jo domosdoshmërisht ndodh kështu. Në qoftë se keni flokë në nuancat e grurit, mjaltit dhe krem karamelit , zgjedhja e duhur është e kuqja luleshtrydhe.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com