Sorry, no posts matched your criteria.

Në mes të thashethemeve për një lidhje, Loredana shfaqet në klipin e Noizyt

Loredana dhe Noizy duket se janë kthyer në një dyshe të pandarë. Pak javë pasi sollën duetin e tyre të parë me titull ‘Heart Attack’ ata janë bërë sërish bashkë.

Noizy ka sjellë këngën e re me titull ‘Benzi i ri’ dhe reperja është pjesë e saj, thjesht si protagoniste e klipit. Ajo nuk këndon por është shfaqur në video në disa sekuaenca. Loredana shihet krah Noizyt e veshur me të zeza dhe me syze, matchy-matchy si reperi, i cili po ashtu shihet i veshur me të zeza.

Kjo vjen pasi Noizy dhe Mozzik fshinë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Kënga ka qenë në kanalin e YouTube të Mozzik dhe ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë projektin e tyre të përbashkët duke konfirmuar atë që përflitej prej kohësh: dy reperët nuk janë më miq. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale.

Noizy tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik. Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo tëishte e gjitha marketing. Për çfarë moskorrektësia bëhet fjalë? Këtë nuk e tha.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy. |KLIKO: Shkak Loredana? Noizy thyen heshtjen, zbulon çfarë ndodhi mes tij dhe Mozzik: Pala tjetër nuk ka qenë korrekte

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com