Në eksperiencën e parë televizive të Sara Hoxhës, ky ishte mesazhi i vjehrrës së saj
Legjendat urbane nuk thonë kështu por, raportet e ngushta me nënën e partnerit nuk janë të pamundura. Sara Hoxha dhe Xheraldina Vula mundohen që në rrjetet sociale të jenë model për çdo marrëdhënie vjehrrë-nuse.
Mbrëmjen e sotme Sara do të nisë eksperiencën e saj në “Dancing With the Stars” që është edhe eksperienc e parë televizive e saj. Kështu nuk m,und të mungonte një mesazh tejet i ndjerë nga vjehrra e saj, Xheraldina.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto të Sarës krah të cilës shkruan:
“Sonte dhe netët në vazhdim, ji e guximshme, e bukur, e lirë si zog. Thjesht fluturo, thjesht bëhu vetvetja zemra e Ninit.”
Sara i ka shkruar: “Nini” sikurse e thërret ajo dhe i ka dërguar emojit e disa zemrave të bardha.