Sorry, no posts matched your criteria.

Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen në publik pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Princi Harry dhe Meghan Markle së fundmi kanë shijuar një ‘date’, duke marrë pjesë në një koncert të Jack Johnson në Santa Barbara Bowl. Në një foto të postuar nga bateristi Adam Topol, çifti ka pozuar përkrah anëtarëve të grupit në prapaskenë.

Disa foto të tjera nga TMZ tregojnë se çifti po shijon shfaqjen me disa miq në një seksion të veçantë, duke kërcyer dhe kënduar së bashku me hitet e Jack. 

Ata u çliruan gjatë shfaqjes, duke kërcyer. Harry dhe Meghan dukeshin të lumtur teksa rrinin të përqafuar dhe pinin nga një pije. Atambërritën veçmas, Meghan arriti atje rreth orës 20:00 kurse Harry rreth një orë më vonë.Koncerti duket të ishte një argëtim shumë i nevojshëm pas humbjes së madhe të familjes së tyre.

Dalja e tyre e vjen pak më shumë se dy javë pas kthimit në shtëpi në Kaliforni pasi ishin në Mbretërinë e Bashkuar për disa ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com