Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars nuk u mbajtën maskat
Ky ishte eventi i parë i këtyre përmasave që të pranishmit nuk mbajtën maska.
Evente të shumta të ndarjes së çmimeve muzikore dhe kinematografike janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe pjesërisht virtualisht dhe pjesërisht në skenë, megjithatë të gjitha kanë pasur si rregull mbajtjen e maskës.
Në vend që të trajtohen si një “ngjarje”, Oskaret po trajtohen si një prodhim TV / film – që do të thotë që maskat nuk kërkohen për njerëzit që janë drejtpërdrejt në kamera. Sidoqoftë, në momentin që dikush është jashtë kamerës, ai teknikisht supozohet të vendosë përsëri maskën e tij.
Regina King e shpjegoi më së miri gjatë fjalimit të hapjes:
“Me siguri po pyesni: ‘Si janë në gjendje ta bëjnë këtë?’ Epo, mendojeni si një set filmi – një film Oskar me një numër prej mbi 200 të nominuarish,” shpjegoi Regina. “Njerëzit janë vaksuar, testuar, riprovuar, distancuar nga shoqëria dhe ne po ndjekim të gjitha protokollet rigorozë që na kthyen në punë të sigurt”.
Para shfaqjes, kishte kontrolle të detyrueshme të temperaturës dhe nga pjesëmarrësit u kërkua të merrnin të paktën tre 3 Teste COVID-19 para ceremonisë. Kështu që po, siguria ishte një përparësi e madhe!