Sorry, no posts matched your criteria.

Hyri në histori me çmimin e fituar, pse e shmangi Anthony Hopkins ceremoninë e “Oscars”?

Anthony Hopkins fitoi çmimin “Aktori më i mirë” në “Academy Awards” për rolin e tij në filimin “The Father”. Aktori i famshëm dhe tepër i suksesshëm është plot 83 vjeç dhe hyri në histori si personazhi më i moshuar që merr çmimin.

Ai arriti të fitonte përballë aktorëve të njohur si Riz Ahmed (Sound of Metal), Chadwick Boseman (Ma Rainey’Black Bottom), Gary Oldman (Mank) dhe Steven Yeun (Minari).

Në filmin “The Father”, që i dha çmimin e madh, Hopkins luan rolin e një burri 80-vjeçar, me dementia (çrregullim mendor), i cili refuzon kujdestarët që vajza e tij, Anne, i prezantoi. Ndërsa kontrolli i tij mbi realitetin fillon të humbasë, konfuzioni Anthony-t në lidhje me kujtimet e tij ndikon në identitetin dhe marrëdhëniet që ai ka me njerëzit e tjerë.

Në një intervistë për “The New Yorker”, aktori ka treguar se nuk e ka pasur aspak të vështirë të përfshihet në rolin e Anthony.

 

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com