Sorry, no posts matched your criteria.

Ndahen Andi dhe Melisa e “Përputhen”: Ishte marrëdhënie toksike

Andi dhe Melisa, çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, mesa duket kësaj radhe janë ndarë me të vërtetë. Andi e ka konfirmuar këtë lajm teksa ishte i ftuar në emisionin “E Diell”. Ai u shpreh se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.

“J ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallalliqe, për një fjalë goje. Filluam të ziheshim 3 herë në ditë. Në momentin që lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj për të mirën e të dyve”- u shpreh ai.

Kjo nuk është hera e parë që çifti përfliten për ndarje.Pak kohë më parë kjo u nënkuptua nga disa shkrime të publikuara nga vetë Melisa në “Instastory”.“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”-u shpreh e revoltuar ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com