Natë e vështirë? Ja si të rikuperoni energjitë e humbura
Sipas ekspertëve, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme. Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin. Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë.
Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj. Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë. Megjithatë, për arsye të ndryshme jo gjithmonë mund të bëjmë një gjumë cilësor. Në këtë artikull sugjerohet të provoni disa metoda për t’u ndier më energjik edhe pas një gjumi jo të rehatshëm.
Së pari konsumoni ujë, pastaj kafe
Në vend që të konsumoni filxhanin e kafesë, konsumoni së pari një gotë ujë sapo të zgjoheni në mëngjes. Ekspertët sugjerojnë të pini një gotë ujë të ftohtë me limon. Uji do t’ju zgjojë, veçanërisht kur ai është i ftohtë dhe limoni do t’ju freskojë. Por nëse nuk mundeni të mos e konsumoni kafen tuaj të parën, mundohuni që pas saj të hidratoheni me ujë.
Qëndroni në diell
Një nga gjërat që mund të bëni për të ndaluar përgjumjen është të ekspozoheni në diell. Nëse punoni jashtë shtëpisë tuaj, mund të përftioni gjatë kohës që ecni për të shkuar në punë ose gjatë kohës që jeni në makinë apo edhe autobus. Nëse nuk mund të dilni jashtë, atëherë ekspertët rekomandojnë të hapni të paktën një dritare, për të lënë ajrin e pastër dhe rrezet e diellit të futen brenda.
Kryeni disa ushtrime të lehta
Nëse jeni vërtet të lodhur, mjafton të lëvizësh trupin tënd. Bëni një shëtitje të shkurtër ose disa ushtrime të thjeshta për të venë në lëvizje muskujt tuaj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.
Gjeni pak kohë për një sy gjumë.
Strategjia më e mirë është të bëni një sy gjumë nga 5 deri në 20 minuta gjatë ditës. Vendosni alarmin dhe shtrihuni në një vend të rehatshëm. Edhe nëse nuk mund të flini, pushimi mund t’ju ??japë më tepër energji.
Ushqehuni shëndetshëm
Hulumtimet tregojnë se kur je i lodhur, është më e vështirë të kuptosh kur ndiheni i ngopur. Ushqimi i tepërt do të ndikojë tek cilësia e gjumit tuaj sepse trupi do të duhet të punojë më tepër për të tretur ushqimin gjatë natës. Jini të vetëdijshëm për ndikimin e oreksit në cilësinë e gjumit dhe në zgjedhjen e ushqimit, veçanërisht në darkë. Planifikimi i një darke të shëndetshme dhe të lehtë do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë.