Sorry, no posts matched your criteria.

Mushkonjat “pushtojnë” Islandën për herë të parë. Fajin e ka… ngrohja globale!

Për herë të parë, për shkak të ngrohjes globale, mushkonjat janë “zbuluar” në Islandë.

Ka qenë Björn Hjaltason, një i apasionuar pas insekteve ai që kishte dalluar një “mizë të çuditshme” në qytetin e tij Kjos, duke theksuar se ishte femër.

Gjithashtu, studiuesi Matthías Alfreðsson i Institutit të Shkencave Natyrore të Islandës tha për “The Guardian” se 3 mushkonja, 2 femra dhe 1 mashkull u kapën nga disa litarë që përdoreshin për të tërhequr fluturat.

Këto mushkonja të llojit Culiseta Annulata gjenden kryesisht në Afrikën veriore, Europë, në një pjesë të Azisë si dhe janë mushkonjat më të zakonshme në Britaninë e Madhe.  

Sipas “World Population Review”, deri para pak kohësh Islanda ishte 1 ndër 2 vendet me klimë shumë të ftohtë për të mundësuar jetesën e mushkonjave. Gjithësesi, ndryshimet e fundit klimatike kanë bërë që temperaturat të rriten dhe në stinë të caktuara, mushkonjat të emigrojnë dhe në zona të caktuara të Islandës për t’u shumuar.

Sipas të dhënave të fundit, Islanda po ngrohet me një ritët prej 4 herësh më shpejt se vendet e tjera të hemisferës veriore, për arsye të rrymave të ngrohta të ajrit që vijnë nga jugu.

Tashmë, është vetëm Antarktida kontinenti që ka mbetur pa mushkonja.

“Emigrimi” i mushkonjave nuk duhet parë si një fenomen i thjeshtë apo kuriozitet që vjen si pasojë e ngrohjes globale, por edhe si një rrezik, duke qenë se këto insekte janë bartës e njëkohësisht transmetues të sëmundjeve të ndryshme, edhe vdekjeprurëse.

Sa më e ngrohtë klima, aq me e lehtë për mushkonjat që të ambientohen, të shumohen e të shpërndahen më tej. Më shumë se 1 milion njerëz vdesin çdo vit në mbarë botën nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat, sipas të dhënave të “American Mosquito Control Association”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com