Sorry, no posts matched your criteria.

Mungoi në xhirimet e “Post Big Brother VIP”, Donaldi zbulon se ku ndodhet

Tashmë është e sigurt që Donaldi nuk ka marrë pjesë në xhirimet e “Post Big Brother VIP”.

Teksa të gjithë ish-banorët janë mbledhur në studio për të diskutuar edhe një herë të gjitha situatat mes tyre gjatë këtyre katër muajve, Donaldi ka postuar në Instastory një foto me vajzën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, Ajkën. “Me fansen time më të bukur”- ka shkruar ai duke shuar kuriozitetin e të gjithe nëse ishte në regjistrime. Si duket aktori ka injoruar ftesën për të marr pjesë në këto tre puntata të fundit duke vijon takimet me miqtë dhe familjarët.

I vetmi reagim i Donaldit rreth “Big Brother VIP” ishte ai i djeshmi kur përmes një videoje në Instagram falenderoi ndjekësit për mbështejtjen. “Me votuat për një fitore që nuk e mora”- shprehej ai mes të tjerash. Po ashtu, aktori tha se do ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej.

Ndërkohë sa i përket aludimeve se është përplasur me produksionin dhe se ka anuluar emisionin “Më lër të flas” as aid he as Romeo nuk ka reaguar.

Në Internet qarkullojnë video të ndryshme që pretendojnë se Romeo është përplasur me produksionin pasi Iliri u shpall fitues. Të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com