Sorry, no posts matched your criteria.

“Mund të kaloja makarona në hundë.” – Vajza e Michael Jackson rrëfen problemet me drogën

Paris Jackson, vajza e legjendës së muzikës botërore Michael Jackson, rrëfen një pjesë të historisë së vështirë të të shkuarës së saj.

27-vjeçarja, nëpërmjet një videoje ka treguar dëmet e shkaktuara nga përdorimi i drogërave, si dhe se prej kohësh jeton me një septum nazal të shpuar.

Ky rrëfim vjen në ditën e 5-vjetorit të shkëputjes së saj përfundimtare nga droga dhe alkooli, edhe si një mesazh ndërgjegjësimi për ndjekësit, që të mos bien pre e tundimeve të rrezikshme.

“Nuk e kam diskutuar asnjëherë publikisht këtë temë, edhe pse mund të jetë e dukshme. Ndjej një ‘fishkëllimë’ shumë të fortë që dëgjohet kur marr frymë, e cila vjen nga një septum nazal i shpuar që kam.” – shprehet Paris në video, ku edhe me ndihmën e dritës së telefonit të saj, u ka treguar ndjekësve problemin për të cilin foli.

Dëmtimi i murit ndarës të vrimave të hundës mund të shkaktohet nga disa faktorë si përdorimi i kokainës me hundë për një kohë të gjatë, përdorimi i sprajeve, nga infeksione apo nga trauma të ndryshme. Gjithësesi, Jackson ka lënë të kuptohet se problem i saj dihet se nga vjen, duke nënkuptuar pikërisht përdorimin e drogës.  

“Ishte një kohë kur mund të kaloja dhe makarona ‘spaghetti’ nëpërmjet vrimës në hundë.” – shprehet këngëtarja me shaka.

Ajo ka rrëfyer se ka bashkëjetuar me këtë problem për rreth 7 vjet, që në fillimet e karrierës së saj, e deri tani që po vuan pasojat. Jackson ka dashur të japë një mesazh për të gjithë, se problemet nga përdorimi i drogës mund të jenë fizike, por edhe psikologjike. Gjithësesi, Paris ndihet krenare për 5 vite “triumf” ndaj drogërave, tregon medaljen e 5-vjetorit dhe momente të bukura krah shoqërisë së saj, duke falenderuar këdo që e ka ndihmuar në këtë rrugëtim për të nisur një fazë të re të jetës, e duke i bërë thirrje të rinjve që e ndjekin që të mos përdorin drogë asnjëherë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com