Sorry, no posts matched your criteria.

Mrekulli! Eni Vasili shtatzënë me binjakë dhe lajmin e bën të ditur Rama

Eni Vasili, moderatorja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, qenka shtatzënë dhe askush se kishte vënë re këtë gjë.

Lajmi është bërë i ditur nga “Panorama Plus”.

Mesa duket dashuria disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com