MR.Big akuzohet për abuzim seksual
Aktori Chris Noth, të cilin teleshikuesit e kujtojnë si Faca nga seriali i njohur “Sex and the City”, është akuzuar për ngacmim seksual dhe tani kanë dalë më shumë detaje.
Duket se “Faca” nuk është ajo që sugjeron emri.
Dy gra e akuzuan atë për përdhunim në 2004 dhe 2015.
Njëra prej tyre ishte 22 vjece në atë kohë, dhe tjetra ishte 25.
Aktori i mohoi akuzat duke u justifikuar se “lidhja ka ndodhur me pëlqim të dyanshëm”, dhe tashmë ka dalë një viktimë e tretë.
Por edhe nje grua me pseudonimin Ava pretendon se Noth e ka sulmuar kur ishte vetëm 18 vjeç.
Gjithçka ndodhi në një restorant në Nju Jork në vitin 2010.
Në sy të aktorit ra në sy Ava, e cila punonte si këngëtare.
“Pasi u mbyll restoranti ai erdhi tek unë. Filloi të më prekte. Nuk më dëgjoi kur i thashë “jo”. Disi e binda se do të takoheshim diku tjetër dhe kështu arrita të shpëtoja”, pranoi ajo.