Sorry, no posts matched your criteria.

Mos vallë Enca është pajtuar me Noizy-n duke i lënë pas inatet?!

Enca dhe Noizy dikur ishin një nga dyshet më të suksesshme, mirëpo shoqqria e tyre u prish. E gjitha kjo ndodhi sepse Enca mohoi se ishte Noizy ai që e ngriti aty ku ishte, por tha se është Selfmade.

“Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Boë Doën” që e ka në bashkëpunim me reperin,  Enca ka postuar në InstaStory një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy. Madje, ajo e ka etiketuar artistin në video. Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com