Sorry, no posts matched your criteria.

“Mos u hakmerr!” – Kim Kardashian këshillon Wanda Narën për divorcin nga Mauro Icardi

Tingëllon si e pamundur, por Wanda Nara i ka kërkuar një këshillë Kim Kardashian dhe kjo e fundit ja ka kthyer, si një avokate që pret të liçencohet së shpejti.

Me rastin e premierës së serialit të ri “All’s Fair” ku Kim Kardashian është protagoniste, gazetarja Barbie Simons që po e intervistonte i tregoi asaj një video të yllit argjentinas, e cila kishte një kërkesë.

“Në Argjentinë kemi një version tonin të Kim Kardashian. Ajo quhet Wanda Nara. Është një ‘bombë’, sipërmarrëse, drejtuese e MasterChef, por po kalon një process divorci shumë të mediatizuar. Ajo të dërgon një mesazh dhe do doja t’i jepje një këshillë.” – i thotë Simons më të famshmes ndër motrat Kardashian, e cila e ka dëgjuar mesazhin me kërshëri, për t’i kthyer një përgjigje më pas.

Kujtojmë se argjentinasja Wanda Nara është në proces divorci nga futbollisti i Gallatasarayt Mauro Icardi, me të cilin ka 2 vazja të lindura nga marrëdhënia e tyre e gjatë.

“Jam Wanda Nara nga Argjentina. Të adhuroj dhe të dërgoj një puthje gjigande. Doja të të kërkoja një këshillë për një grua që po divorcohet. Është pak mediatike çështja, më kupto. Të puth.” – përfundon mesazhi i Wandas.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Kardashian, e cila nuk i ka dhënë një këshillë vetëm si gruaja-gruas, por edhe si dikush që shumë shpejt do të diplomohet për avokati.

“Shpresoj që të gjesh lumturinë shumë shpejt. Qëndro një njeri i mirë, mbaj kokën ulur dhe mos kërko t’i bësh gjërat për hakmarrje. Nuk është kjo mënyra për ta jetuar jetën. Duhet të jesh e drejtë.” – ka qenë këshilla e Kim për Wandën, që në fakt duket sikur e di gjithë historinë pas ndarjes së argjentinases dhe i ka dhënë këshillën e duhur. Në fakt nuk dihet ende se përse Wanda i ka kërkuar një këshillë pikërisht Kim Kardashian për këtë gjë, por e sigurt është që përveçse mori mendimin e saj, mori edhe pak nga fama e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com