Mori fund lidhja me modelen shqiptare, “Kabiri” i “Sarasvatiçandra” fejohet me producenten indiane
Dikur aktori Ashish Kapoor, i njohur si “Kabir” nga “Sarasvatiçandra” ishte shumë i komentuar në Shqipëri pasi nisi një lidhje me modelen shqiptare Ilda Kroni. Dyshja dhanë edhe intervista për mediat shqiptare dhe për emisionin “Rudina” thanë se po mendonin të vinin në Shqipëri.
Megjithatë sot Ilda dhe Ashish nuk janë më bashkë. Mesa duket ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe aktori ka nisur një histori të re dashurie. Mediat indiane shkruajnë se “Kabir” është fejuar me producenten Pearl Grey.
Ata kanë rënë në dashuri gjatë xhirimeve të një seriali dhe madje kanë bërë tatuazhe bashkë.