Sorry, no posts matched your criteria.

Misteri i hepatitit tek fëmijët, cilat janë simtomat

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk janë ende të qartë për shkakun e rritjes së inflamacionit të mëlçisë, ose hepatitit, te fëmijët.

Mendohet se një adenovirus i zakonshëm është shkaktari, por mundësi të tjera janë ende duke u hetuar.

Rastet janë zbuluar në 20 vende të botës dhe rreth 300 fëmijë janë prekur. Është raportuar se një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e hepatitit ndërkohë që kanë nisur edhe transplantet e mëlcisë.

Simptomat më të zakonshme të fëmijëve ishin verdhëza dhe të vjellat dhe shumica kanë qenë nën pesë vjeç.

“Është e rëndësishme që prindërit të dinë se gjasat që fëmija i tyre të zhvillojë hepatit është jashtëzakonisht i ulët,” tha Dr Meera Chand, nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar

Ka një udhëzim të OBSH që fëmijët që kanë shenjat e para të izolohen për 48 orë.

Shenjat e para janë te vjellat, temperatura, diarreja dhe mungesa e oreksit, debulesa po ashtu, por ajo që e bën më të rëndë situatën është kur shfaqet zverdhja e syve dhe e lëkurës. Aty tregohet se ka filluar mosfunksionimi i mëlçisë dhe këtu fillon alerti për prindërit por dhe për stafin mjekësor.

POST A COMMENT