Sorry, no posts matched your criteria.

Gjuha shqipe futet lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvard-it

Gjuha Shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në Kembrixh. Për herë të parë në histori, Gjuha Shqipe pritet të futet si lëndë me zgjedhje për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Këtë e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet. Përmes një postimi në Facebook, Limani thotë se Gjuha Shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

https://www.facebook.com/faton.limani.31/posts/2642248042575113

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Faton Limani.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili shkruan se universiteti më i vjetër në SHBA ka përfshirë gjuhën tonë amtare si lëndë me zgjedhje.

POST A COMMENT