Sorry, no posts matched your criteria.

“Migena Phibrows Best In”, rrugëtimi profesional drejt një fytyre perfekte

Jemi në stinën e dimrit dhe fytyra jonë ka nevojë për një kujdes specifik. Lodhja dhe temperaturat e ulta janë një kombinim “i rrezikshëm” për fytyrën tonë, por natyrisht që me kujdesin e duhur profesional, asgjë nuk është e pamundur. Tashmë ne e dimë destinacionin tonë të bukurisë, por edhe të kujdesit. “Migena Phibrows Best In” është qetësia që ju duhet për fytyrën, por jo vetëm. Me një sërë trajtimesh, ajo ia ka dal ta shndërrojë këtë vend në parajsën e imazhit tuaj. Sot, është bërë gjithnjë e më e vështirë të gjendet qendra e duhur për t’i besuar imazhin tuaj. Ndaj ne ju këshillojmë që trajtimet tuaja t’i bëni gjithnjë tek profesionistët. Migena na ka bindur që tashmë mban “fronin” në këtë fushë. Me shumë specializime dhe trajnime ajo di se çfarë i bënë mirë fytyrës suaj gjithnjë duke u ndjerë më të bukur. Për të mësuar më shumë për kujdesin e fytyrës, sidomos në këto ditë të ftohta, i kemi ‘rrëmbyer’ Migenës rutinën që duhet të ndjekim tek qendra e saj.

Kush është hapi i parë

“Një fytyrë e shëndetshme nuk do të thotë që mos ta trajtosh, përkundrazi kërkon një punë serioze që të vijojë të mbetet e tillë. Gjëja e parë që bëjmë është një pastrim i thellë. Në këtë mënyrë largojmë nga fytyra të gjitha papastërtitë e fshehura. Pastrim i thellë nënkupton një trajtim të thellë me anë të presionit të ajrit deri në dermë. Pas kësaj terapie fytyra juaj do të jetë më e lehtësuar dhe e gatshme të vijojë me aplikimin e maskave.”, shprehet Migena teksa hap pas hapi na zbulon rregullat drejt një fytyre të bukur.

Specifikimi i lëkurës

Ndoshta kjo është pjesa ku shumë mund të gabojnë. Shpesh herë zgjedhim të bëjmë maska të gabuara, kjo për faktin sepse nuk na specifikojmë llojin e lëkurës që kemi. “Çdo fytyrë ka “kodin” e saj. Pra nëse ke një fytyrë të yndyrshme, trajtimi duhet të vijë totalisht ndryshe nga ai për një fytyrë të thatë apo mikse. Nëse pas përcaktimit të lëkurës, zgjidhni maskën e duhur, efekti do të vërehet menjëherë. Në ditë të ftohta, por edhe ditë me stress ku pasojat i vuan lëkura, zgjidhja pas pastrimit nuk është një krem hidratues, por një maskë me komponentët e duhur që do t’ju sjellë efektin e dëshiruar”. Në “Migena Phibrows Best In”, janë disa nga maskat më cilësore dhe mundësitë e zgjedhjes janë të panumërta. Maskë me alga, me tërshërë, maskë Anti age plus bioenergji, Maska Gold dhe shumë të tjera do t’ju vijnë në ndihmë duke përkëdhelur fytyrën tuaj.

Trajtimi ‘çudibërës’ PRP

PRP i referohet “plazmës së pasur me trombocite”, e cila prodhon një efekt rinues dhe elasticizues në lëkurën tuaj. Terapia me PRP përdor plazmën e pasur me trombocite (plazmën dhe trombocitet tuaja të marra nga një kampion gjaku vetjak), për të stimuluar kolagjenin dhe për të përmirësuar dukjen e lëkures dhe elasticitetin e saj. Është një trajtim shumë i rëndësishëm për lëkurën, sidomos në zonën rreth syve, qafë, dekolte, gjithë fytyrën dhe duart. Përgjithësisht nevojiten 3 ose 4 seanca. Trajtimi zgjat 1 orë. Është një trajtim shumë i sigurt, pikë së pari sepse përdoret gjaku juaj, kështu që nuk ka shanse për ndonjë reaksion alergjik, ose efekte anësore serioze.

Trajtimi i rrudhave

Nuk mund të linim pa përmendur edhe trajtimin e rrudhave, që ditët e sotme duhet thënë është bërë i domosdoshëm. E para gjë që duhet të kemi parasysh kur duhet të kurojmë imazhin tonë është padyshim siguria. Për këtë arsye ne rekomandojmë Migenën, që kryefjalë të sajën ka gjithmonë trajtimin dinjitoz të klientit. “Nuk është më tabu ditën e sotme trajtimi i rrudhave, përkundrazi është shndërruar në një kulturë për zonjat, por pse jo edhe për zotërinjtë. Ajo që unë rekomandoj gjithnjë është që ndërhyrja të jetë sa më pranë natyrales dhe most ë preken tiparet e klientit. Në këtë mënyrë ne korigjojmë rrudhat, por nuk ndryshojmë fizionominë e fytyrës. E rëndësishme është kujdesi që tregohet, por natyrisht dhe mjetet e përdorura, apo lënda që aplikojmë. Mund të them vetëm që gjithçka kam marrë deri më sot janë falenderimet e klientëve, që ndjehen të lumtur me imazhin e tyre pas trajtimit”, shprehet modestisht Migena.

Heqja e njollave

Ky trajtim, ndoshta më shumë se të tjerët kërkon një profesionistë të vërtetë. Këshilla jonë në këtë rast është që padyshim ti besoni duarve të një personi të trajnuar dhe të përgatitur për të ndërhyrë në heqjen e njollave.  Hiperpigmentimi i lëkurës ose njollat kafe në lëkurë trajtohen tek “Migena Phibrows Best In” me metodën Phiion dhe kujdesi dhe profesionalizmi është maksimal. Shkaqet e veçanta që mund të krijohen njollat kafe janë: Plakja e lëkurës, prodhimi i tepërt i melaminës, shtatzania, ndryshimi hormonal, ekspozimi i tepërt në diell dhe përdorimi i kremrave pa rekomandim. Për fat të mirë, Migena ia ka gjetur zgjidhjen edhe këtyre problemeve, duke sjellë trajtimin Phiion që duket se bërë mrekullinë tek klientet e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com