Sorry, no posts matched your criteria.

Mevlani suprizon Ledjanën me një dhuratë

Ledjana dhe Mevlani janë një nga dyshet më të komentuar në “Për’puthen”. Si fillim marrëdhënia e tyre ishte krijuar si një trekëndësh midis Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës.

Kjo e fundit u tërhoq përfundimisht duke ia lënë Ledjanës Mevlanin.

Sot, më në fund, Mevlani bëri deklaratën e fortë që i habiti të gjithë.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Mevlani, së fundmi surprizoi Ledjanën me një dhuratë të veçantë.

Kjo e fundit e ka bërë publike për ndjekësit e saj në InstaStory dhe e ka falenderuar.

Mevlani i ka dhuruar një varesë, e veçanta e së cilës është simboli që nënkupton se ai i drejtohet asaj me fjalën “Mbretëreshë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com