Meghan i ka shpëtuar vetëvrasjes falë ndihmës së mikeshës së ngushtë të Dianës
Meghan Markle ka qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të intervistës që ajo dha së bashku me Harry-n.
Ajo ka pranuar para një botë të tërë qe ka dashur të kryejë vetëvrasje gjatë periudhës kur jetonte në Pallat sepse ka qenë nën presionin e shumë situatave të ndryshme, aq më tëpër që ka ndikuar dhe shtatëzania.
Në një sekuencë të patransmetuar nga intervista, ish-aktorja ka pranuar se personi që e ndihmoi të dilte nga kjo gjendje veç Harryt ishte mikesha e vjetër e Dianës. Megjithëse nuk përmendi emra, ekspertët mbretërorë janë të bindur se bëhet fjalë për Julia Samuel, profesioni i së cilës është psikoterapia.
Edhe pas vdekjes së princeshës, zonja në fjalë ka ruajtur raporte të ngushta me djemtë e Dianës, madje është kumbarë e Princ George.
‘Daily Mail’ ka kontaktuar me të për të marrë një koment, por nuk ka marrë as konfirmim e as mohim.