‘’Media juaj po iu gënjen’’/ Aktori i njohur ka një mesazh për shtetasit rusë në luftën ndaj Ukrainës
Aktori i njohur amerikan, Ashton Kutcher ka akuzuar mediat ruse se janë duke përgënjeshtruar lajmet mbi luftën në Ukrainë. Kutcher vazhdon të tregojë se është në mbështetje të Ukrainës përmes rrjeteve sociale.
“Nëse njihni dikë nga Rusia, merrini në telefon dhe thuajini se mediat e tyre janë duke i gënjyer. Ukraina nuk po kërkon luftë, ata thjesht nuk duan qeverinë e Putinit dhe nuk duan të pushtohen’’, shkroi ai në Twitter.
Më parë, aktori i “That Show 70s” ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën duke postuar në Twitter sloganin , “Unë qëndroj me Ukrainën”.
Përveç kësaj, Kutcher kujtoi se kompania e njohur Airbnb është duke u përgatitur që të pres refugjatë nga Ukraina falas.
“Airbnb janë duke punuar për të strehuar deri në 100,000 refugjatë që do të largohen nga Ukraina, falas. Ne kemi nevojë për ndihmë për të përmbushur këtë qëllim. Nevoja më e madhe që kemi është për më shumë njerëz që mund të ofrojnë shtëpitë e tyre në vendet e afërta, duke përfshirë Poloninë, Gjermaninë, Hungarinë dhe Rumaninë,” shkroi CEO i Airbnb Brian Chesky.
Kujtojmë këtu që shteti rus nisi pushtimin në Ukrainë të enjten e kaluar, ku presidenti Vladimir Putin e quajti sulmin një “operacion special ushtarak”.
Forcat ruse përshkallëzuan sulmet e tyre në zonat urbane të mbushura me njerëz të pastaj bombarduan sheshin qendror në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Ndërsa arriti të sulmoj kullën kryesore televizive të Kievit, në atë që presidenti i vendit Zelensky e quajti një fushatë të hapur terrori.