Sorry, no posts matched your criteria.

Grupi i njohur muzikor padit këngëtaren Dua Lipa, akuzohet se iu ka kopjuar këngën

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përballet me një çështje ligjore pasi është akuzuar nga grupi i muzikës reggae, ‘’ Artikal Sound System’’ se kënga e saj hit e vitit 2020 ‘’ Levitating’’ është kopje e këngës së tyre “Live Your Life” e lançuar në vitin 2017.


Siç raportohet nga TMZ, një padi është ngritur në gjykatën e Los Anxhelosit për këngëtaren dhe labelin e saj Warner për shkelje të të drejtave të autorit.
Nga ana tjetër grupi i njohur muzikor është duke kërkuar çdo fitim të bërë nga suksesi i këngës ‘Levitating’.

Edhe pse padia përmban pak detaje rreth asaj se si dhe pse ajo dyshohet se i ka kopjuar ata, thuhet se të dy këngët janë të ngjashme, por nuk duhet përjashtuar fakti që hiti i Dua Lipës mund të jetë krijuar edhe në mënyrë të pavarur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com