Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund “Mision i Mundur”! – Tom Cruise fiton çmimin Oscar…

Pritjes së një jete të tërë i ka ardhur fundi për aktorin Tom Crusie.

Në skenën e “Goversors Awards”, një event ku ndahen çmime honorifike për aktorët dhe kontributin e tyre përgjatë gjithë karrierës, Cruise ka marrë çmimin e tij të parë Oscar, të merituar falë sukseseve, rreziqeve, misioneve të pamundura dhe dedikimit të pashembullt në kinematografi.

Ka qenë regjisori Oscar Alejandro G. Inarritu ai që i ka dorëzuar çmimin aktorit 63-vjeçar, me të cilin po punojnë për një film që do të dalë në kinema në tetorin e vitit 2026.

Ky është Oscar-i i parë në karrierë për Tom Cruise, pavarësisht 4 nominimeve të mëparshme. Rreth 40 vite karrierë, me filma që u shndërruan në ikona të kulturës pop, aksionit, dramës etj.

“Kinemaja më çon në çdo vend të botës. Më ka ndihmuar të vlerësoj dhe të respektoj ndryshimet nga njëri-tjetri. Në të njëjtën sallë ne qeshim bashkë, bëjmë prova bashkë, shpresojmë së bashku. Kjo është forca e artit që bëjmë. Kjo gjë i jep rëndësi, kjo ka rëndësi për mua!” – hap fjalimin e tij Tom.

“Isha thjesht një fëmijë në një dhomë të errët. Drita e prozhektorit në mes të dhomës dukej sikur shpërthente nga ekrani. Papritur, bota u bë shumë më e madhe nga ajo që njihja. Ato imazhe më hapën rrugën drejt imagjinatës, më bënë të dua aventurën, të njihja gjëra të reja, të tregoja.” –  rrëfen Cruise mes emocionesh, për hapat e parë dhe vazhdimësinë në profesionin që e dashuron shumë dhe që e shndërroi atë në një yll botëror.

Fjalimin e ai e mbylli me fjalinë: “Do të bëj gjithçka për këtë profesion dhe për atë që e bën kinemanë të fuqishme, duke shpresuar që nuk do të thyej të tjera kocka të trupit.”

Këtë vit, aktori amerikan u shfaq në serinë e radhës “Mission Impossible – The final Reckoning”, që mbyll kapitullin e historisë së gjatë që ka nisur që nga viti 1996. Gjithësesi Tom Cruise nuk ka ndërmend të ndalet, pasi një tjetër film në vitin 2026 me regjisorin Inarritu, me shumë mundësi do ta bëjë atë protagonist në kinematografi.

Gjatë ceremonisë ku u nderua Tom Cruise, me çmimin Oscar për karrierën e tyre të suksesshme u vlerësuan edhe Dolly Parton, Debbie Allen dhe Wynn Thomas.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com